Projektet e Qeverisë/ A po diskriminohen komunat shqiptare?!

Kryetrai I Tearcës Nuhi Neziri deklaratën e kryeministrit Mickovski se arsyeja për mos miratimin e projektit për Komunën e Tearcës ka qenë fakti se aplikimi është dërguar nga një email privat e ka cilësuar si akrobacion për të bërë show.

“Dëshmitë janë në anën tonë. Ky email është përdorur vazhdimisht që nga themelimi i komunës, jo vetëm për aplikime në qeveri, por edhe në të gjitha institucionet e tjera. Nëse ka pasur ndonjë mungesë komunikimi midis komunës dhe institucioneve qendrore, kjo është arsyeja e vetme. Këto mjete, që janë ndarë nga linja kreditore, nuk janë për të garuar, por për çdo banor. Ky ishte një akrobacion mediatik, sepse ne kemi aplikuar jo vetëm elektronikisht, por edhe përmes postës. Duke dëgjuar deklaratën e dytë të kryeministrit për afatin e dytë, shihet qartë se këto janë vetëm deklarata për show. Kësaj here, për të mos pasur huti, do t’i dorëzoj personalisht dokumentet në qeveri, drejtpërdrejt me korrierin e komunës,” theksoi Neziri.

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke elaboruar projektet komunale që do të financohen nga qeveria përmes huamarrjes nga Hungaria, edhe sot deklaroi se vetëm Komuna e Tearcës në rajonin e Pollogut nuk ka përfituar projekt. Sipas tij, kjo ndodhi për shkak se komuna kishte aplikuar përmes një emaili privat.

“Tearca nuk ka fituar, sepse projektet i kishte paraqitur përmes një emaili privat. I bëj thirrje kryetarit të komunës që të korrigjojë këtë gabim në afatin e dytë,” tha kryeministri Mickoski.

Ndërkohë, reagime të shumta kanë pasuar lidhur me ndarjen e mjeteve për komunat shqiptare, veçanërisht për Tetovën, e cila ka marrë dy herë më pak fonde sesa Kumanova, që ka përfituar mbi 4 milionë euro. Por kjo nuk paraqet problem pwr Kryetarn ei Tetovës, Bilall Kasami, i cili u shpreh I knaqur me mjetet e ndara pwr komunwn qw ai drejton.

“Komuna e Tetovës ka aplikuar me projekte që kapin vlerën e afro katër milionë eurove. Projektet përfshijnë rrjetin e ujësjellësit dhe ndërtimin e objektit të ri të shkollës tekstile. Dy prej këtyre projekteve janë miratuar tashmë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë shkurtim fondesh apo projektesh kapitale për Tetovën, por për procedura administrative që do të zgjidhen në periudhën e ardhshme, dhe fondet do të kalojnë në llogarinë e komunës,” deklaroi Kasami.

Edhe pse Kasami nuk e pranon, dallimi mes Tetovës dhe Kumanovës është shumë i madh. Për këtë reagoi edhe ish ministri i ekonomisë nga rradhët e BDI=së Kreshnik Bekteshi, ndërsa përfaqësuesit e VLEN-it shprehen të knaqur me ndarjen e mjeteve pwr komunat shqiptare në vend. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share