Profesorja Vankovska kandidate presidenciale e “Levicës”

Profesorja e Fakultetit Filozofik, Biljana Vankovska, është kandidate presidenciale e partisë “E Majta”.

Lideri I “Levicës” Dimitar Apasiev, u shpreh I bindur se kanë kandidatin më të mirë për zgjedhjet presidenciale.

“Të parët publikojmë dhe praktikisht hedhim dorezën për partitë borgjeze që të japin kandidatë që do të garojnë me kandidaten tonë”, tha Dimitar Apasiev.

Por, që kjo kandidate, për të qenë në fletëvotim, Vankovska dhe “Levica” duhet të grumbullojnë 10.000 nënshkrime nga qytetarët. Një nga opsionet mbetet grumbullimi i nënshkrimeve. Mundësia e dytë është mbështetja nga 30 deputetë. “Levica” aktualisht ka vetëm 2 deputetë.

Do të jetë kjo tentative e dytë e profesores Vankovska që të hyjë në garën presidenciale. Para 10 viteve kur paralajmëroi kandidaturën e pavarur nuk arriti të grumbullojë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve. Për “Levicën” tha se është parti e respektuar dhe ajo që e afron me këtë parti është patriotizmi dhe ideologjia majtiste.

“Nuk e kam idenë se cfarë përmban versioni I punës I partisë me të cilën do të paraqitet në zgjedhjet parlamentare, unë punoj në timen. Ata nuk përzihen, nuk ka censurë në atë që punoj. Nga ana tjetër besojmë se kjo harmoni do të ekzistojë. Do t`i nxjerrim dorezat, kaloi koha e korrektësisë partiake. Është ky faktori I dytë që më detyroi ta pranoj këtë ftesë”, tha Biljana Vankovska.

Vankovska është kandidatja e parë presidenciale që promovohet nga partitë politike parlamentare./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share