Profesori nga Tetova, Bujamin Salija mbrëmë i revoltuar me mos pranimin e nënës së tij në Klinikën në Shkup ka shpërthyer në rrjetin social facebook ku ka akuzuar spitalin se po shëtit andej këndej nënën e tij dhe nuk po e pranojnë në Klinikë me dhimbje të mëdha, ai mes tjerash ka akuzuar edhe ministrin Mexhiti, informon Klan M.
Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
”TURP JU QOFTË. Gati 9 ditë që endëm nëpër SPITALE jepet UDHËZIM për n’Spital të SHKUPIT (NËNÊ TEREZA). SPITALI i famshëm #NënëTereza s’është n’gjendje të mbajë pacientën për 4 orë na kthejn n’Tetovë që ora 8⁰⁰ përsëri të vijmë SHKUP duke pasur dokumentacionin n’rregull . A ka be kush i ndal be kto farë e poshtër .. Kurse NËNA me gjendje shendetësore të rënduar dhembje të paimagjinueshme për 4 orë na endeni rrugëve Tetovë – Shkup përsëri ora 8⁰⁰ Shkup të vijmë. SINQERISHT zhgënjim maltretim pafund. Ministër poqëse smer masa Publikisht e them do të habiteni se çfarë masa do të meren mirëpo do jet VONĒ” – ka shkruar në rrjetin social facebook Bujamin Salija.
Mirëpo sot Klan Maqedoni e kontaktoi profesorin dhe ai mes tjerash tregoi se më në fund pas shum maltretimesh e kanë pranuar nënën e tij në spital. /KlanMacedonia/