Profesori maqedonas: Qeveria pa BDI-në brenda, vetëm do t’i komplikojë punët

Në kushtet e sfidave të rënda politike, siç është ngecja eventuale e integrimeve evropiane, mendoj se më së paku që i duhet këtij vendi është përjashtimi i BDI-së nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit, thotë profesori i së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik, Aleksandar Spasenovski, në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, përcjell KlanM.

Sipas Spasenovskit, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së karshi BDI-së në këtë situatë politike, mund t’i përziejë më tej gjërat në vend. Sipas tij, tjetër gjë është çështja e sigurisë, e realitetit, e realizueshmërisë së kësaj ideje politike dhe diçka tjetër është çështja nëse ajo do të thjeshtojë apo komplikojë më tej rrethanat politike në vend, përcjell KlanM.

“Nëse pyetem unë, mendoj se në kushtet e sfidave të rënda politike, si bllokada e mundshme, ndalimi i mundshëm i integrimit europian, apo marrëdhëniet e këqija dypalëshe me Bullgarinë apo gjeopolitika e ndryshuar, mendoj se më e pakta që i duhet këtij vendi është një ndërlikim shtesë me raste dhe me një problem të ri të brendshëm politik, si pasojë e përjashtimit të një partie të rëndësishme politike nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit. Pra, nga pikëpamja e qëllimeve të kërkesave të VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e BDI-së, mund të gjejmë arsye, por nga pikëpamja nëse një zgjidhje e tillë kontribuon apo pengon, konkluzioni im është se nuk është e dobishme për stabilitetin e shtetit dhe për tejkalimin më të lehtë të mundshëm dhe më të mirë të sfidave politike me të cilat po përballemi”, deklaroi profesori Spasenovski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share