EKONOMISTËT: QEVERIA URGJENTISHT TË AKTIVIZOJË MASA TË REJA
Rritja e çmimit të energjenseve dhe karburanteve edhe më tepër do t’i rrit çmimet e produkteve ushqimore me çka do vështirësohet jeta e qytetarëve, thonë ekonomistët. Qeveria urgjentisht duhet të sjell masa të reja antikrizë vlerson ekonomisti Rrahmetullah Ferati, raporton KlanMacedonia.
“Qeveria urgjent duhet të intervenoj dhe të vazhdoj me masat të cilat ishin në fuqi deri më 31.05.2022 dhe në të njëjtën kohë të intervenohet edhe te akciza me qëllim që të ulet çmimi i energjenseve ngase nëse vazhdon ky trend shumë vështirë se do mundemi ta përballojmë këtë krizë. U rrit edhe çmimi i drunjëve, paralajmerohet edhe rritja e çmimit të peleteve për ngrohje, do të rritet edhe çmimi i rrymës, kjo është nje spirale inflatore që do rritet çdo ditë e më tepër” – deklaroi Rahmetullah Ferati, ekonomist.
Edhe Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë reagon ndaj rritjes enorme të çimimit të produkteve. I bëjnë thirrje Qeverisë që menjëherë të aktivizojë masa të reja.
“Për t`u ndihmuar konsumatorëve Qeveria duhet të sjell masat e reja antikrizë që në këtë mënyrë që të mund të mbijetojnë konsumatorët. Në vend ka shumë familje sociale që mezi kalojnë muajin e kjo bëri që edhe më shumë të ndikojë në ekonominë e tyre. Kërkojmë që Qeveria t’i ngrijë së paku produktet ushqimore bazë” – tha Martina Gërnçaveska, organizata e konsumatorëve.
Produktet bazë ushqimore më nuk shiten me zero për qind TVSH. Buka, mielli tip 400, vaji i lulediellit për gatim, qumështi, orizi dhe vezët po shiten me 5% TVSH. Shitoret veçmë kanë rritur çmimet e produkteve. /KlanMacedonia/