Produktet ushqimore do të lirohen nga 5% deri 12%

NËNSHKRUHEN RRETH 1.000 MARRËVESHJE PËR SUBVENCIONIMIN E RRYMËS ELEKTRIKE

Çmimet e produkteve themelore të ushqimit, në dhjetë ditët e ardhshme do t`u nënshtrohen uljes. Kjo, në veçanti, ka të bëjë me ato prodhime që përmenden në Vendimin për konstatimin e marzhës nga 5 deri më 12% – paralajmëroi Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke shtuar se ditëve në vijim do të lirohen mishi, qumështi dhe prodhimet e qumështit, kurse deri në fund të vitit edhe lirime tjera. Lirimet e cmimeve janë si rezultat i subvencionimit qeveritar të rrymës eletrike për kompanitë e prodhimeve ushqimore, raporton Klan M.

“Unë si ministër i ekonomisë së bashku me ekipin kemi pesë takime intensivë me të gjithë prodhuesit e produkteve ushqimore dhe kemi konstatuar andaj dhe e thirrem këtë pres konference që në dhjetë ditët e ardhshme presim që të këtë ulje të çmimeve të produkteve bazë dhe në veçanti të produkteve të cilat janë vendosur në kuadër të vendimit për përcaktimin e marzhave në tregti me shumicë dhe pakicë nga 5 deri në 12 % dhe ajo duhet të filloje menjëherë” – deklaroi Kreshnik Bekteshi.

Sipas Bekteshit, nëse lëndët e para mbeten me çmimet e njëjta të importit, nga 1 Dhjetori priten edhe lirime më të mëdha të cmimeve. U paralajmërua që nesër do të miratohet një vendim plotësues ku do të zgjerohet lista e veprimtarive që do të mbështeten nga Qeveria konform kërkesës së Odës Ekonomike dhe zinxhirit të industrisë së mishit mbulohen me subvencionimin e energjisë elektrike. Lidhur me paralajmërimet për rritje të cmimit të rrymës elektrike, Ministri Bekteshi tha se po bëhen përpjekje që rritja mos të jetë drastike.

”Të gjitha përgatitjet janë duke u berë që nga një janari të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, një rritje drastike, por të ketë një çmim të përballueshëm si për amvisëritë ashtu edhe për kompanitë me të vetmin qëllim që të mbajmë standardin e jetesës së qytetarëve dhe kriza të mos jetë në kurriz të qytetarëve” – tha Kreshnik Bekteshi.

Ministri Bekteshi u bëri thirrje të gjithë konsumatorëve dhe qytetarëve që vërejnë se nuk ka zbritje në çmimet e produkteve bazë në markete të caktuara t’i paraqesin ato në inspektoratin e tregut.

Bekteshi njoftoi se deri sot me Elektranat e Maqedonisë së Veriut tashmë janë nënshkruar rreth 1.000 marrëveshje për subvencionimin e rrymës elektrike, kurse prej tyre rreth 600 janë me prodhues të bukës. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share