Në emisionin Klan Debat, Dejan Prodanovski nga VMRO DPMNE tha se ata janë ende në fillim té mandatit dhe ju duhen kohë të riparojnë lëshimet dhe gabimet e mëdha të LSDM-së.
“Neve na duhet kohë që për 7 vite në pushtet LSDM ka dërguar shtetin mbrapa, duke e fundosur dhe shkatërruar ekonomikisht, pra neve na duhet kohë t’i riparojmë këto vite katastrofale për shtetin” – tha Prodanovski. /tvklan.mk/