Zëvendësimi në ushqim i mishit të kuq me peshk të vogël, do të shpëtonte rreth 750 mijë jetë brenda vitit 2050, kryesisht të atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike e kardiovaskulare.
Tashmë është e njohur se konsumi i mishit të kuq dhe të përpunuar lidhet me rritje të rrezikut të prekjes nga sëmundjet jo të transmetueshme, siç janë patologjitë kronike, ato kardiovaskulare, apo edhe kur i shtohen një sërë faktorësh të tjerë, duke shkaktuar tumore të zorrës, ikctuse, dhe diabet, të gjitha të lidhura kryesisht me një ushqim jo korrekt.
Këto kategori sipas statistikave botërore shkakton 70% të vdekjeve në botë, dhe zëvendësimi me peshqit e vegjël, që janë në sasi të mëdha nga detet e oqeanet, mund të sillte një përmirësim domethënës të shëndetit publik global, pasi të pasur me omega3, që nivelojnë në mënyre të rregullt kolesterolin në gjak dhe mirëfunskionimin e zemrës.
Gjithsesi zëvendësimi i ushqimit primar proteinik nuk është i thjeshtë, por studjuesit propozojnë dhe synohet që ky ndryshim të jetë të paktën në masën 2%, e më pas të vijë në mënyrë graduale, duke rritur gjithnjë e më shumë konsumin e sardeleve, pa eleminuar plotësisht mishin e kuq.
Klan News