Probleme me bashkëshortin? – Jennifer Lopez sqarohet më në fund

Ylli Latin për Vogue: Jam krenare që më quajnë “zonja Affleck”

Së fundmi shumë raportime nga mediat e huaja tregojnë se dy yjet e Hollivudit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk po shkojnë mirë, dhe një nga arsyet ka të bëjë me “kontrollin e rreptë të Lopez ndaj Affleck” .

Ylli latin i mohoi të gjitha këto në një intervistë për Vogue, ku ndër të tjera ka përmendur edhe ndryshimin e emrit në Jennifer Lopez Affleck. Lidhur me këtë ajo u shpreh: “Njerëzit do të më quajnë ende Jennifer Lopez. Por emri im ligjor do të jetë zonja Affleck sepse ne jemi të bashkuar.

Ne jemi burrë e grua. Unë jam krenare për këtë. Nuk mendoj se është problem. Unë kam shumë kontroll mbi jetën dhe fatin tim dhe ndihem e fuqizuar si grua dhe si person. Nëse doni të dini se si ndihem për të, mendoj se është romantike është shprehur Lopez.

Diva Jennifer Loopez deklaroi se ishte “ krenare ” që mori mbiemrin e burrit të saj dhe vuri në dukje se e sheh këtë veprim “ fuqizues ”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share