Te gjthe kandidatet kryesore per kryekomisioner te BE-se jane pro zgjerimit te shpejte me shtetet ballkanike por pa dhene afate kohore se kur duhet te ndodhe ky proces. Ata ishin ne nje mendje se duhet qe t’i japet fund unanimitetit ne vendimarrje.
Kandidatët për president të Komisionit Evropian, Sandro Gozzi, Walter Bayer dhe Terry Reintke, kanë mbështetur në parim zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Sandro Gozzi, kandidat për Reneë Europe Now, mbrojti hapjen e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës, por vuri në dukje se zgjerimi është i pamundur pa disa reforma, si reforma e buxhetit dhe traktateve të BE-së.
Ai theksoi se kjo ishte një çështje historike.
“Është e pamundur qe BE të zgjerohet pa reforma kontraktuale, pa reformën buxhetore. Është e qartë që duhet të rishikojmë dhe të rrisim buxhetin për politikën e kohezionit dhe atë bujqësore”, deklaroi Rene.
Walter Bayer nga Partia e Majtë Evropiane tha se partia e tij në parim është pro zgjerimit dhe nuk e sheh BE-në “si një dyqan të mbyllur”.
“Ne besojmë se nga zgjerimi duhet të përfitojnë interesat e punëtorëve në vendet aplikuese për anëtarësim dhe punëtorëve, veçanërisht punëtorëve, infermierëve, fermerëve në vendet anëtare të BE-së”, tha Bayer.
Terri Reintke nga Partia e Gjelbër Evropiane shpreson se së shpejti do të ndodhë një raund tjetër i zgjerimit të BE-së, por theksoi se është e nevojshme të përmirësohet mënyra e marrjes së vendimeve në BE.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i japim fund unanimitetit ne vendimarrje. Ne duhet të forcojmë Parlamentin Evropian dhe të kryejmë reforma institucionale me qëllim që ta përshtatim BE-në me dekadat dhe shekujt e ardhshëm”, the Reintke.
Edhe kandidatja kryesore kryekomisionerja aktuale Ursula Von Der Leyen eshte pro zgjerimit te shpejte me shtetet ballkanike por pa dhene afate korhore se kur duhet te ndodhe ky proces.