Prizren: Granatë dorë në treg – lëndohen dhjetë persona!

POLICIA KA NDALUAR NJË NGA TË DYSHUARIT

10 persona janë lënduar nga shpërthimi i një granate dorë që është hedhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në tregun e kafshëve në Prizren.

Granata është hedhur pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave e që ka eskaluar në përdorimin e armëve.

Të plagosurit, fillimisht kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Prizrenit 5 prej të cilëve janë transferuar në Qendrën Klinike në Prishtinë e të tjerët janë liruar për në shtëpi.

Policia ka identifikuar të dyshuarit e involvuar.

Prokuroria Themelore në Prizren nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin.Një nga tre të dyshuarit sipas prokurorisë tashmë është ndaluar nga policia.

Mësohet se të përfshirët në këtë rast  ishin nga Gjilani dhe Podujeva.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share