Privohen nga liria dy të mitur nga Tetova, kanë vjedhur një veturë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 09:30 janë arrestuar dy të mitur nga Tetova.

MPB shton se të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë, kurse theksojnë se fëmijët janë arrestuar nën praninë e prindërve dhe zyrtarëve të Qendrës për Çështje Sociale.

“Janë privuar nga liria dy të mitur nga Tetova dhe Kopanca e Tetovës. Dy personat gjysmë ore më parë në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë marrë veturën e pasagjerëve “Citroen” me targa të Tetovës. Automjeti i është kthyer pronarit A.A.(35) nga Tetova”, shtojnë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share