Sali Berisha hedh poshtë çdo akuzë të ngritur nga SPAK sa i takon privatizimit të kompleksit Partizani. Në një konferencë për mediat, Berisha mohoi të ketë favorizuar pronarët, madje theksoi se i ka defavorizuar ata dhe ka favorizuar sportin.
“Nëse unë akuzohem për korrupsion se kam vendosur shtyrjen e afatit ose përdorimin e bonove të privatizimit, nga e cila kanë përfituar 64 pronarë, një grup të cilit qeveria u detyrohej me ligj minimuni 1 milion e 500 mijë euro për 3 vite me radhë qira, sepse nuk ua lironte mafia tokën… Të gjejnë një fakt, një provë të vetme, që qëndron, unë absolutisht i qëndroj asaj fjale. Të akuzosh ti për korrupsion se ke favorizuar, në një kohë kur unë me ligj kam defavorizuar pronarët dhe kam favorizuar sportin. Unë me ligj kam defavorizuar pronarët dhe kam favorizuar sportin. Po, ligji thotë, terrenet sportive privatizohen dhe kur janë në truall privat ato i kthehen pronarit. Po si i kthehen? Me kusht që ai të vazhdojë terrene sportive dhe në rast se pronari nuk plotëson kushtin, ai nuk i merr dot ato. Dhe ato kalojnë në koncesion, prap me kushtin që të ruhet veprimtaria sportive. E dëmton kjo, nuk e ndihmon kjo sportin? Apo duhet t’i përdorte mafia sipas qejfit? I zhdukte Edi Rama njëri-pas tjetrit në Tiranë, 100 terrene sportive, i kthente në pallate. Kam qenë shumë korret. Ata që pretendojnë që duhet të quhen reformat korrupsion, ata tregojnë imoralitete të plotë. Të nxjerrin një fakt…”/tvklan.al