Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot në mesditë do të organizohet pritje për pjesëtarët e forcave speciale të Armatës, që morën pjesë në operacionin e shpëtimit humanitar në Turqi.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, pjesëtarët e Armatës do t’i falënderojë dhe do t’i përshëndesë presidenti Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, shefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës, nënkoloneli Vasko Gjurqinovski, ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedonia e Veriut, Hasan Mehmet Sekizqok dhe Atasheu i mbrojtjes i Turqisë në Shkup.
Një ekip ushtarak për mbrojtje dhe shpëtim nga Batalioni i Forcave speciale, udhëheqë dhe qen të trajnuar për gjurmim, morën pjesë në një operacion humanitar në Turqi, në zonat e prekura nga tërmetet katastrofike të 6 shkurtit të këtij viti. /MIA