Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përveç në VK Bogorodicë dhe Tabanoc, ku ndalesat janë rreth një orë.
Për shkak të asfaltimit, aksi Veles – Gradsko do të jetë i mbyllur për qarkullim nga 12 deri më 22 korrik nga ora 08:00 deri në 18:00. Nga data 6 korrik deri më 20 korrik për shkak të asfaltimit është i mbyllur edhe pjesa Demir Kapi – Davidovë nga ora 10:00 deri në 16:00.
Komunikacioni nël akset e tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.
Nga 1 korrik e deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në vend vendoset regjim veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme. Ndalesa ka të bëjë për këto termine: e premte nga ora 17:00 deri në orën 22:00, e shtunë nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.
Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup, është i ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda të mallrave, masa totale e të cilave kalon 7,5 tonë, në intervalet në vijim: e premte nga ora 15:00 deri në ora 22:00, e shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.