Prishtinë: Vetëvritet Sokol Halili, vrasësi i gruas shtatzënë

I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT SHTATZËNËS QË U VRA PARA QKUK

Është vetëvrarë I kërkuari për vrasjen e gruas shtatzënë Sokol Halili.

Ministri I Punëve të Brendshme Xhelal Svecla ka bërë të ditur se policia e Kosovës ka arritur të lokalizj vendndodhjen e vrasësit dhe përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi e ka vrarë veten.

Ndërsa në Lipjan i është dhënë lamtumira e fundit 35 vjecares Hamide Magashi.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar dorëheqje e shkarkime të të gjitha atyre që kanë dështuar të kryejnë detyrën e tyre.

I gjithë zinxhiri institucional i papërgjegjësisë duhet të dorëhiqet ose hiqet.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se në rastin e vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë, ka pasur dështim zinxhiror.

Pas rasteve të fundit të vrasjeve presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu  ka ftuar takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share