Prishtinë: Samiti i ”The economist” për Ballkanin Perëndimor

PAPANDREU: “OPEN BALKAN” MUNDËSI PROGRESI PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Ish-kryeministri i Greqisë, Papandreu, e ka cilësuar “Ballkanin e Hapur” si një mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara.

Ndonëse  është e vështirë për Kosovën, ai e ka krahasuar atë edhe me procesin e Berlinit, për siç ka thënë përfitimet financiare.

Në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor i kërkoi bashkëpunim në mënyrë që të ketë zhvillim në këtë rajon.

”Evropa është e rëndësishme të ndihmoj ata që duan të reformohen, bashkëpunimi rajonal në Ballkan mund të jetë një mbështetje madhore për të lëvizur përpara në procesin e reformimit, është Ballkani i Hapur e di që është i vështirë për Kosovën, e pastaj e di që është edhe procesi i Berlinit, ku do të ketë përfitime financiare edhe për Kosovën edhe për vendet e tjera” – tha Jorgos Papandreu, ish kryeministër i Greqisë.

Në këtë samit ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se synim i SHBA-së është ë vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbesin jashtë Evropës ndërsa kërkoi që dialogu të përfundoj sa më shpejtë.

Ne duam që dialogu të përfundojë dhe që Kosova të jetë pjesë e NATO-s. Ne mendojmë se duhet të bëhet më shumë për rritjen ekonomike, ka sfida në sektorin energjetik dhe për të tentuar për të tërhequr investitorë të huaj” – deklaroi Jeff Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Kryeministri , Albin Kurti foli për arritjet e qeverisë së tij në këto dy vite.

”Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”- tha Albin Kurti.

Samiti është organizuar nga The Economist në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share