Tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj do të mbajë gala mbrëmjen në Prishtinë. Ai thotë se nuk do të ndalet së bëri presion ndaj Qeverisë e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e sallës koncertale.
Më 2 gusht tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj do të mbajë gala mbrëmjen që tashmë është bërë traditë në Prishtinë.
Në mungesë të një salle koncertale mbrëmja edhe sivjet do të mbahet në shesh.
Lahaj, ka thënë se nuk do të rresht së bëri presion ndaj Qeverisë e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e sallës koncertale.
Sipas tij, mënyra e duhur për këtë presion është duke sjellë artistët në shesh dhe duke nxjerrë të vërtetën në shesh se ka nevojë për një sallë koncertale.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se jeta kulturore në Kosovë është më aktivja dhe më e pasura në rajonin tonë.
Nesër, në ora 20:30 do të mbahet Gala Mbrëmja ‘Rame Lahaj & Friends’ në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ku si dirigjent do të jetë Sascha Goetzel, tenor Murat Karahan, Charles Castronovo dhe si përmbyllës kryesori i kësaj nate, tenori Rame Lahaj.