ESKALON PROTESTA – LËNDOHEN DY POLICË DHE NJË PROTESTUES
Dy policë dhe një protestues janë lënduar pas eskalimit të protestës së veteranëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Protestuesit u ballafaquan me policinë të cilëve u erdhën në ndihmë edhe njësitë speciale të policisë gjatë tentimit për të hyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës ku parashihej që të miratohej në parim projektligji që ka të bëjë me rritjen e pagës minimale në Kosovë.
Ata po kërkojnë që të përfshihen në këtë projektligj pasi sipas tyre benefitet e veteranit asesi nuk mund të jenë më të ulëta se paga minimale.
Ndërkohë në Kuvend në mungesë kuorumi nuk arriti të votohej ky projektligj pasi deputetët e opozitës lëshuan sallën.
Lajmin protestuesve ua kumtoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ndërsa premtoi se nuk do të lejojnë që të kalojë ky ligj, deklaroi Xhavit Jashari-kyetar i shoqatës s[ familjarëve të dëshmorëve ë UÇK-së
Gjatë kohës kur eskaloi protesta për një kohë u bllokua për makina edhe një pjesë e rrugës .
Bazuar në Ligjin në fuqi, rritja e pagës minimale nënkupton edhe rritjen e pensioneve për veteranët e UÇK-së. Por, me projektligjin e ri të pagës minimale, Qeveria Kurti nuk i përfshiu veteranët në këtë rritje,
/KlanMacedonia/