MPJ NË KOMUNIKIM ME AUTORITETET KOSOVARE
Ora 20:00 në rrugën C në Prishtinë me kallashnikov u qëllua me breshër plumba vetyra me targa të RMV-së.
Me të kryer veprën personat u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Gjermanisë, e cila u gjet rreth një kilometër larg vendit të krimit, e djegur.
”Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes” – thonë nga Policia e Kosovës.
Bëhet fjalë për Blerim Daci nga Shkupi ndëra policia e Kosovës raporton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Për këtë vrasje janë njoftuar edhe autoritet e Maqedonisë së Veriut. Minisiri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se janë në komunikim me palën kosovare por se detaje do të japin institucionet kompetente.
“Institucionet tona kanë komunikuar me autoritetet kosovare dhe kanë konfirmuar se bëhet fjalë për shtetas të RMV-së i cili është vrarë në Kosovë. Më shumë detaje institucionet tjera. Ne e kemi bërë kontaktin e parë dhe e konfirmuam se bëhet fjalë për shtetas të RMV-së” – tha Bujar Osmani.
Pas hetimeve preliminare të Kosovës, Blerim Daci u zbulua se kishte edhe dokumente false të cilat i përdorte, e të cilat ishin me emrin Blerim Shabani. Policia ka nisur hetime intensive për të zbuluar identitetin e të dyshuarit apo dyshuarve mirëpo deri më tani nuk ka informacion për kapjen e tyre. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi