Një autobus i Ndërmarjes për Transport Publik të Shkupit është prishur dhe ka ngelur në mes të rrugës në lagjen Zhelezara të Shkupit ku po shfaqen edhe probleme në komunikacion, informon Klan M.
Nuk dihet nëse shkaqet e prishjes së autobusit janë temperaturat e larta apo ndonjë problem tjetër, shoferi i ka zbritur udhëtarët dhe po pret për t’i ardhur në ndihmë për ta dërguar në mekanik. /KlanMacedonia/