MEXHITI: SË SHPEJTI DO TË BËHET SHPALLJA PËR RINDËRTIMIN E SPITALIT TË KËRÇOVËS
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti deklaroi se është prishur kontrata e vjetër për ndërtimin e spitalit të Kërçovës, i cili për më shumë se 33 vite nuk ndërtohet. Ai tha se do të veprojnë njëjtë si me spitalin e Shtipit, i cili po ashtu nuk ndërtohej. Ai tha se në të ardhmen nuk do të lejojnë ngecjen e ndërtimeve, por pas vitit të ri do të punojnë intensivisht që puna të fillojë si në spitalit të Kërçovës ashtu edhe për atë të Shtipit.
“E rëndësishme është që ne si ekip në kabinet e kemi thënë. Ajo që 33 vite është zvarritur dhe nuk është ndërtuar dhe e kemi prishur këtë kontratë. Më saktësisht me datë nuk e di. Diku përafërsisht para tre javësh. Siç vepruam me spitalin klinik të Shtipit, që nuk ua merrte mendja kurrë se kjo do të ndodhte. Kishte ngecur, nuk ndërtohej. Unë bashk me kabinetin u zotova në fillim se nuk do të lë kurrë një problem që zvarritet me vite. Kur është në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Fatmir Mexhiti./KlanMacedonia