Prindërit reagojnë se nuk ka termine ortopedike për fëmijët. Disa prej tyre pohojnë se prej muajsh presin një termin. Ata thonë se po humbasin kohë dhe para duke u përpjekur të ofrojnë kujdes shëndetësor për fëmijët e tyre.
Në një deklaratë për AIM-në, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se janë duke vazhduar kontrollet në institucionet publike shëndetësore, konform Ligjit për kujdesin shëndetësor, me qëllim të sigurimit të termineve të nevojshme me kohë. Nga atje theksojnë se sipas Ligjit për Evidencë, të gjitha ndërhyrjet duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe synimi është shkurtimi i kohës së pritjes për këto lista.
“Jemi të fokusuar në forcimin e të gjitha segmenteve të sistemit shëndetësor, duke filluar nga stafi, pajisjet e reja mjekësore, kushtet e trajtimit të pacientëve, si dhe kushtet e punës së personelit. Në të njëjtën kohë, ne avokohemi për forcimin afatgjatë të veprimtarive të specialistëve duke dhënë specializime me Programin për Specializime që Ministria përgatit në baza vjetore”, thuhet në përgjigje.
Me Programin e Specializimit 2023, i cili është në zhvillim e sipër, janë dhënë specializimet në anesteziologjinë e kujdesit intensiv, pediatri, sëmundje interne, sëmundje infektive, kardiologji, kirurgji të përgjithshme, neurologji, kirurgji pediatrike dhe specialitete të tjera.