Një vajzë e vogël u dogj për së gjalli brenda makinës së prindërve, të cilët e lanë brenda saj për të marrë pjesë në një funeral.
4-vjeçarja nga Irani qëndroi në mjetin familjar ndërsa temperaturat jashtë ishin 49 gradë Celsius. Sadia-n e kishte zënë gjumi kur i nxehti përvëlues brenda makinës shkoi në 79 gradë, mjaftueshëm për të përcëlluar një pulë.
Në momentin që prindërit u kthyen, e gjetën 4-vjeçaren të pajetë. Media konfirmoi se ajo vdiq për shkak të goditjes nga i nxehti dhe asfiksimi.
“Prindërit vendosën mos ta zgjonin vajzën për shkak të trishtimit të tyre gjatë funeralit. Fëmija u la në makinë për disa orë në një mot të nxehtë e me diell dhe me dyer të kyçura”.
Mjeku shtoi se Sadia vdiq për shkak të stresit, intensitetit të të nxehtit dhe mungesës së oksigjenit./tvklan.al