Princi Louis bëhet sërish viral me mimikat e tij

5-vjeçari dhuroi një ‘mini show’ gjatë kurorëzimit të mbretit charles

Princi Louis di gjithmonë si të marrë vëmendjen e të gjithëve. Fëmija i tretë i princit William dhe dukeshës Kate Middleton, duket se nuk i ka qejf protokollet e rrepta mbretërore dhe ka shprehur kundërshtinë apo mërzinë e tij me mimikat e shumta.

Pasi hyri brenda dhe u ul pranë familjes së tij, ai nguli sytë drejt tavanit, ndërsa motra e tij, Princesha Charlotte po kujdesej për të parë se çfarë gjestesh do të bënte vëllai i saj i vogël. Louis hera-herës u shfaq edhe i përgjumur. Nuk është hera e parë që princi Louis kthehet në kryefjalën e rrjeteve sociale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share