Princ Harry deklaratë për mbretëreshën Elizabeth: Gjyshe ndjej një pikëllim të madh…

“Gjyshe ndjej një pikëllim të madh, do të jem përgjithmone mirënjohes”

Princi Harry i bëri një nderim shumë personal , “gjyshes” së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ku është shprehur se si e çmonte kohën që kishte kaluar me 96-vjeçaren që u nda nga jeta javën e kaluar dhe si ai do të nderonte të atin si mbretin e ri.

Në një deklaratë, Harry, i cili u largua nga detyrat mbretërore me gruan e tij Meghan në vitin 2020, vlerësoi shërbimin e mbretëreshës si kreu i shtetit dhe monark, dhe gjithashtu foli emocionalisht për rolin e saj si gjyshe.

“ E dashur Gjyshe, teksa kjo ndarje përfundimtare na sjell një pikëllim të madh, unë jam përgjithmonë mirënjohës për të gjitha takimet tona të para – që nga kujtimet e mia të hershme të fëmijërisë me ty, deri në takimin me ty për herë të parë si Komandanti im i Përgjithshëm. Ti takove gruan time të dashur dhe përqafove stërnipërit e tu të dashur. Mbaj në zemër kohën e kaluar me ju dhe shumë momente të tjera të veçanta në mes. Që tani na mungon jo vetëm ne, por gjithë botës”, është shprehurHarry.

Duka i Sussex është shprehur se tashmë do të nderojë babanë e tij në rolin e ri si Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share