Gjatë vizitës së tij në Shkup kryeministrit Albin Kurti iu kërkua një koment rreth deklaratës së një ditë më parë që zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq, i cili tha se serbët në Kosovë po përjetojnë terror nga institucionet atje. Kryeministri i Kosovës renditi disa të dhëna zyrtare për të treguar se serbët në Kosovë jo vetëm që nuk po përjetojnë terror, por gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara më ligjet e shtetit të Kosovës, si çdo qytetar i atij shteti. Sipas Kurtit në Kosovë nuk ka problem ndëretnik, por barrier gjuhësore.
“Unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve në Kosovë. Shqiptarët vërtet janë rreth 93%, por ne i kemi rreth 4% serb, përveç që kemi edhe pakica të tjera, si: boshnjak, turq, ashkali egjiptian, romë, kemi edhe pak kroat e malazezë. Me të gjithë bashkëpunoj për interest e tyre si qytetarë dhe si komunitete. Serbët në Kosovë si kanë 10 ulëse të rezervuara në Kuvendin e Republikës, Kuvendi Kosovës i ka 120 deputetë. 04:40 Ata kanë 17% të asamblistëve nëpër komunat e Kosovës. 04:45 Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në krejt Kosovën, në çdo nivel të administratës. Kanali televiziv RTK2 të televizioni public është i dedikuar për serbët. 05:12 Nëse shikoni alokimin e buxheti që është bërë për komunat me shumicë serbë është 62% më i lartë që nga shpallja e pavarësisë, se sa mesatarja e buxhetit që është ndarë për 28 komunat tjera”, deklaroi Kurti.
Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër për Marrëdhëniet mes Komuniteteve, Stoilkoviq komentet e tilla për qasjen e institucioneve në Kosovë ndaj serbëve atje, i bëri duke folur rreth arrestimit të 5 serbëve nga policia e Kosovës, nën dyshimin për krime lufte ndaj shqiptarëve.
“Ju heshtni për fjalimin e urrejtjes ndaj meje, për tërheqjen e shënjestrës ndaj meje dhe popullit serb në Maqedoni dhe sikur jeni të interesuar për sjelljen e pushtetarëve të Prishtinës që vazhdimisht bëjnë terror ndaj serbëve. E çuditshme, por e pritshme!”, pati deklaruar Stoilkoviq.
Stoilkoviq në deklaratën e tij më tej thotë se është për keqardhje dhe për çdo dënim shmangia e pyetjeve për transmetimin e intolerancës ndaj serbëve në Maqedoni nga mediat dhe politikanët shqiptarë dhe disa gazetarë, që sipas tij, gjunjët I kanë ende të mavijosur, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga rënia qeverisë BDI-LSDM. /tvklan.mk