“Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lart e më lart duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës.
Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”, shkroi presidentja përkrah fotove të shpërndara.
Në të kanë qenë të pranishëm personalitete të Kosovës, motra e Ritës, Elena Ora, sportistja Majlinda Kelmendi dhe artistë si Dafina Zeqiri e Ylli Limani.
Rita shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi përgjatë kësaj vizite dhe për regjisorin, është hera e parë që viziton Kosovën.
/tvklan.al