Presidentja Vjosa Osmani: Në territorin e Kosovës nuk do të ketë më policë dhe ushtarë të Serbisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas plagosjes me armë të policit në Veri të vendit mbrëmjen e së enjtes.

Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani shkruan se autorët duhet të japin llogari përpara ligjit.

Osmani ka akuzuar edhe Serbinë për mendësi hegjemoniste dhe kërcënim për agresion ushtara, duke iu referuar disa deklaratave të zyrtarëve serbë se Beogradi mund të dërgojë në Kosovë ushtarë serbë.

E në këtë aspekt, Presidentja Vjosa Osmani thekson se në territorin e Kosovës nuk do të ketë më ushtarë dhe policë të Serbisë.

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999. Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cënim flagrant të të drejtës për informim të lirë. Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë. Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë”, shkruan Presidentja Vjosa Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share