Presidentja Vjosa Osmani cakton 9 shkurtin e vitit 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Ky dekretim vjen në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë periudhën brenda së cilës duhet të zhvillohen zgjedhjet e radhës.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në dokumentin e publikuar nga presidentja Osmani.

Zgjedhjet parlamentare janë një moment ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ky proces pritet të paraprihet me një fushatë intensive nga partitë politike, të cilat do të paraqesin platformat dhe kandidatët e tyre për të fituar besimin e elektoratit.

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme, duke qenë një moment i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shtetit./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share