Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot pasdite është takuar me presidentin e Italisë Sergio Mattarella. Pas takimit Davkovka në një dalje për media tha se me presidentin Italian janë dakordësuar që standardet europiane të respektohen nga të gjithë vendet brenda BE-së dhe jashtë BE-së siç është Maqedonia e Veriut.
Davkovka bëri të ditur se gjatë takimit nga presidenti italian dhe Italia ka kërkuar garanci për të ardhmen tonë politike europiane.
Presidenti vërtetoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë rajonin dhe Maqedoninë e Veriut në çdo drejtim, jo vetëm për integrimin e vendit por edhe në në ekonomi, arsim, kulturë e mbrojtje. U dakordësuam që standardet europiane të respektohen nga të gjithë vendet brenda BE-së dhe jashtë BE-së siç është Maqedonia e Veriut. Unë kërkova nga presidenti i Italisë dhe nga Italia që të japin garanci për të ardhmen tonë politike europiane. Presidenti tha se është i përgatitur që të qëndrojë pash nesh”, tha presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.