Në një ngjarje të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të shënuar Ditën e Evropës më 9 Maj, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova shprehu bindjen e thellë se Maqedonia e Veriut duhet të trajtohet si një shtet evropian. Sipas saj, ky trajtim duhet të reflektohet në sundimin e ligjit, në një gjyqësor të pavarur dhe në një administratë eksperte.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin e saj në Romë me homologun italian, Siljanovska-Davkova sqaroi se diskutimet me Presidentin Sergio Mattarella përfshinë çështjet e garantive nga BE-ja, duke u fokusuar veçanërisht në rrezikun e veto-së bullgare që mund të lërë hapësirë për kritere të Kopenhagës, por jo për çështje që prekin identitetin dhe historinë. Ajo theksoi se BE-ja duhet të mbështesë diversitetin dhe të respektojë integritetin e çdo anëtari të saj.