Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se të gjithë janë në krah të Policisë së Kosovës. Ajo tha se terroristët nuk i zmbrapsin, por sipas saj, vetëm e forcojnë vendosmërinë e tyre.

“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës. Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!  Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar tutje Osmani./tvklan.al

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share