Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në takim, ata diskutuan përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve.
Presidentja Osmani do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme ku liderët evropianë do të diskutojnë tema të ndryshme. Në fokus do të jenë përpjekjet kolektive për të mbrojtur demokracinë dhe kontributi i Kosovës në këto çështje.
Samiti do të zhvillohet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të marrin pjesë rreth 50 liderë dhe përfaqësues evropianë.