Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Osmani ka thënë se Biden ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
“Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”.