E pyetur në lidhje me qëndrimin e Bujar Osmanit, i cili në rolin e Kryesuesit të OSBE-së, ka theksuar se Kosova nuk duhet të bëjë gabimin që Maqedonia e Veriut e ka bërë për 30 vite, duke lëshuar mundësi të volitshme gjatë dialogut me Beogradin, Presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani përmes Klan Maqedonisë i dha një porosi Ministrit të jashtëm të RMV-së.
“Dua ta siguroj ministrin që Republika e Kosovës dhe institucionet e saj marrin vendimet e duhura në momentet e duhura në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës. Këtë pikërisht jemi duke e bërë, mirëpo asnjëherë duke pranuar koncesione që do të mund ta dëmtonin shtetin tonë pariparueshëm dhe që do të krijonin më shumë probleme sesa zgjidhje në rajonin tonë”, u shpreh presidentja Osmani./KlanMacedonia