Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimet në Samitin e NATO-s në Washington D.C. me një takim me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.
Diskutimet ishin të përqendruara në rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët amerikanë dhe zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Osmani theksoi nevojën për të tejkaluar sfidat e përbashkëta dhe për të mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.