Presidentja Osmani dhe Beçiroviç diskutojnë thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviç, në margjina të Samitit të Komitetit Politik Evropian në Mbretëri të Bashkuar.

Gjatë takimit, Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për paqen e qëndrueshme, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

“Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por kanë një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO,” shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Takimi u fokusua në përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet dhe për të promovuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke kontribuar në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share