Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë sot dhe nesër me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas axhendës, paraditen e sotme do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Osmanit në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve. Në mesditë pritet të zhvillohet konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.
Në axhendën e Presidentes Osmani, vizita zyrtare në Shqipëri do të shtrihet përgjatë datave 4 dhe 5 Shtator 2023.
NJOFTIMI I PRESIDENCËS:
Më poshtë gjeni disa nga detajet e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.
04 Shtator 2023
10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.
/tvklan.al