Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani më 4 Shtator në Tiranë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të jetë në Tiranë të Hënën në kuadër të një vizite shtetërore, me ftesë të homologut të saj Bajram Begaj.

Kështu njofton Presidenca përmes një njoftimi zyrtar. Mësohet se Presidenti i Republikës Bajram Begaj do e presë Osmanin me ceremoni në orën 10 të 4 Shtatorit, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Njoftimi i plotë nga Presidenca:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Më poshtë gjeni disa nga detajet  e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

 04 shtator 2023

 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

 11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share