Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është kryesues aktual i OSBE-së.
Paraprakisht ai është pritur në takim nga homologia Donika Gërvall. Kurse më vonë do të takohet edhe me kreun e Qeverisë Albin Kurti. /Ekonomia Online/