Pritet nga Kryeministri Rama, në fokus integrimi dhe energjia
Ka mbërritur në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo u prit në një ceremoni të veçantë nga Kryeministri Edi Rama në Rinas.
Në axhendën e publikuar, Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe kreun e qeverisë Edi Rama. Me këtë të fundit është njoftuar edhe për një konferencë të përbashkët për shtyp.
Qëllimi i vizitës së Von der Leyen në Tiranë është prezantimi i planit të Bashkimit Europian për përballimin e krizës së energjisë.
Për këtë BE ka akorduar 1 miliard Euro për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndër të tjera Von der Leyen do të shohë nga afër një seksion të hekurudhës Tiranë – Durrës që po ndërtohet me fonde të BE dhe BERZH.
Vizita e fundit e Presidentës së Komisionit Europian në Tiranë, ishte në Shtator të vitit të kaluar.
Tv Klan