PRESIDENTIN TA ZGJEDH KUVENDI
Presidenti I vendit, në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend. Ky është kushti, që në rrethin e dytë, votat e BDI-së të shkojnë për njërin nga dy kandidatët, nëse Bujar Osmani nuk arrinë të ketë vota të mjaftueshme.
Oferta erdhi nga Zv/Kryeministri Artan Grubi, gjatë një interviste për Tv Sitel.
“Kërkojmë që Presidenti të zgjidhet në Kuvend me shumicë prej 2/3 plus me shumicë Badenteri, që do të siguronte edhe konsensusin shoqëror, që mund të keqpërdoret nga LSDM dhe VMRO DPMNE bashkë dhe t`i mbivotojnë bashkësitë tjera, për shkak se bashkë kanë 80 deputetë dhe për këtë shkak që të përmbushet edhe vullneti I komuniteteve tjera, imponojmë zgjidhje me shumicën e Badenterit”, tha Grubi.
Kjo deklaratë e Grubit, nga VMRO-DPMNE është vlerësuar si ultimatum. Ata kërkojnë përgjigje nga Pressidenti aktual Stevo Pendarovski.
DRAGAN KOVAÇKI – VMRO DPMNE
“Stevo Pendarovski është I obliguar të përgjigjet nëse pranon ultimatumin e BDI-së. LSDM-ja dhe Pendarovski duhet të përgjigjen nëse do ta shkelin vullnetin e qytetarëve dhe do të lejojnë të zgjidhet presidenti në Kuvend”, tha Kovaçki.
Nga shtabi I kandidatit presidencial, lidhur me këtë temë, janë prononcuar shkurt.
SHTABI I PENDAROVSKIT
“Pendarovski është prononcuar për këtë temë. Çështja është nëse DPMNE-ja e ka ndryshuar qëndrimin?”, thanë nga shtabi i Pendarovskit.
Me goditjet e ulëta ndaj Stevo Pendarovskit, VMRO-DPMNE rikthen fjalorin e 27 prillit – thonë nga LSDM-ja.
“Në mungesë të planit dhe programit, në panikë nga disfata në zgjedhje, DPMNE-ja po kalon në diskreditime personale dhe kërcënime të hapura ndaj kandidatit qytetar Pendarovski. Asgjë nuk ka ndryshuar në DPMNE, është partia e njëjtë nga e kaluara”, tha Kaevski.
Idenë që Kuvendi ta zgjedh Presidentin e vendit, u aktualizua nga lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, por ishte hedhur poshtë nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.
Nga VMRO-DPMNE e kishin quajtur ide nacional – romantike në mungesë të argumenteve reale, kurse LSDM-ja kishte pohuar se këtë ide e kanë hedhur poshtë qysh në vitin 2019./tvklan.mk/