Presidenti Zelensky viziton zonën e katastrofës

Kryqi i Kuq jep alarmin për minat e zhvendosura nga përmbytjet

Vijojnë evakuimet e banorëve nga rajoni Kherson pas përmbytjeve që u shkaktuan pas shpërthimit të një dige të madhe në jug të Ukrainës.

Rreth 600 kilometra katrorë e këtij rajoni është  nën pushtetin e ujit.

Zonat e përmbytura i vizitoi vetë kreu i shtetit Volodymyr Zelensky i cili diskutoi me zyrtarët operacionet e emergjencës. Presidenti u takua me grupin e punës për përballimin e pasojave të fatkeqësisë.

“Është e rëndësishme të llogariten dëmet dhe të ndahen fondet për të kompensuar banorët e prekur nga fatkeqësia dhe të zhvillohet një program për të rikuperuar humbjet brenda rajonit të Khersonit.”

Të dyjat palët flasin për viktima nga përmbytjet. Kryebashkiaku i Nova Kakhovka bën me dije se 5 persona kanë humbur jetën.

Kryqi i Kuq ka dhënë alarmin për  minat që ndodheshin në fusha dhe që tani janë  zhvendosuar nga përmbytjet përbëjnë një rrezik real për civilët.

Situata në rajonin e Khersonit është në kufijtë e krizës humanitare, mjedisore dhe njerzore dhe paralelisht luftime të ashpra janë përhapur në disa pjesë të frontit. Ushtria ukrainase po përdor artileri të rëndë për të gjetur pikat e dobëta të mbrojtjes ruse kryesisht në drejtim të rajonit Zaporizhia.

Një veprim i tillë i vë në vështirësi trupat ruse pasi kanë kapacitete të kufizuara njësish të lëvizshme për t’i dërguar si përforcime aty ku sulmojnë ukrainasit. Analistët ushtarakë thonë se ukrainasit janë ende duke zhvilluar prova se ku do ta zhvillojnë kundërsulmin e tyre të paralajmëruar prej kohësh.

Është konfirmuar se ukrainasit kanë shënuar disa përparime në drejtim të qytetit Bakhmut të cilin ushtria ruse e vuri nën kontroll pas 8 muajsh përpjekjesh të mundimshme. Betejet këtu vijojnë dhe vetë Rusia ndalimin e disa sulmeve të ukrainasve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share