Presidenti slloven kërkesë BE për negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Presidenti slloven beson se, në dritën e luftës në Ukrainë, duhet të ndërmerren hapa të prekshëm që BE-ja të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur. Ne një letër qe i ka dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Pahor ka kërkuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai kërkon gjithashtu miratimin nga Brukseli për Bosnje-Hercegovinës që t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE pa asnjë kusht. Pahor beson se këto vendime do të forconin forcat pro-evropiane në këto shtete dhe ritmin e përshtatjes me normat evropiane.

Pahor mbështet përpjekjet për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat në BE, ndërsa shpreh shqetësimin për Ballkanin Perëndimor, “për të cilin ne gjithmonë kemi ofruar perspektivë evropiane në mënyrë deklarative”.

Sipas presidentit slloven, perspektiva evropiane po zbehet “gjithnjë e më shumë”, dhe pasojat negative të kësaj janë më të dukshme në Bosnje-Hercegovinë, ku “forcat nacionaliste dhe tendencat për ndryshimin e kufijve po rriten”.

Kjo sipas Pahor çon në paqëndrueshmëri që kërcënon jo vetëm vendin, por edhe rajonin më të gjerë dhe BE-në, duke kërkuar një rend tjetër në procesin e anëtarësimit dhënien fillimisht te statusit të kandidatit për shtetet aspirante dhe më pas përmbushjen e kushteve. Presidenti slloven dëshiron që bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi të ecin më shpejt. “Unë sinqerisht besoj se BE-ja është përgjigja për të gjitha çështjet e Ballkanit Perëndimor thekson Pahor në letrën drejtuar Michel para samitit te Brukselit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share