Presidenti Pendarovski organizon pritje për kryeministrin Xhaferi dhe kabinetin qeveritar

Presidenti i Maqedonisë sëVeriut, Stevo pendarovski ka pritur në rezidencën e tij kryeministrin e ri të vendit, talat Xhaferi dhe kabinetin e tij qeveritar.

“Ju uroj funksionim efikas dhe realizim të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar Pendarovski pas takimit.

Ndërsa kryeministri Xhaferi ka theksuar se koordnimi mes institucioneve është i një rëndësie të veçantë për funksionimin e shtetit.

“Është me rëndësi të veçantë që degët shtetërore të funksionojnë në mënyrë të koordinuar dhe vazhdimisht të bashkëpunojnë në dobi të qytetarëve dhe shtetit. Sot Presidenti Pendarovski organizoi pritje për nder të Qeverisë së sapozgjedhur”, është shprehur Xhaferi./tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share