Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Bërdo-Brioni Slloveni

Në Bërdo të Sllovenisë mbahet samiti i Procesit Bërdo-Brioni, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Sllovenisë, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e 11-të të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, me ftesë të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahorit dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviqit.

Siç informon kabineti i Pendarovskit, në takim, i cili do të mbahet në Bërdo afër Kranjës, do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesi dhe dy anëtarët e Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviqi, Milorad Dodiki dhe Zheljko Komshiqi, presidentja e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi dhe i Malit të Zi, Milo Gjukanoviqi.

Kabineti i Pahorit ka njoftuar më herët se samiti i Procesit Bërdo-Brioni, do të jetë një mundësi për të rishikuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për t’iu bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.

Procesi Bërdo-Brioni, si nismë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, është formuar në vitin 2010.

Qëllimi i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share