Presidenti malazez: Ballkani i Hapur shërbeu për ta “ringjallur” Procesin e Berlinit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se në vitin 2020 ndodhi “për herë të parë në histori ndryshimi demokratik” i Qeverisë në këtë vend.

Presidenti malazez foli në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian (KPJPE), ku nënvizoi se “regjimit të kaluar i mungoi vullneti politik” për ndryshime në procesin e pranimit në Bashkim Evropian (BE).

Atij iu kërkua të komentojë edhe rreth Ballkanit të Hapur. Ai theksoi se për të prioritet është procesi i Berlinit, dhe rikujtoi se e kishte thënë këtë gjë edhe gjatë inaugurimit si president.

Ballkani i Hapur, thotë Milatoviq, shërbeu për ta “ringjallur” procesin e Berlinit, i cili në një çast kishte ngecur për shkak të largimit të kancelares gjermane Angela Merkel, dhe se, sipas tij, ajo është “gjëja e vetme e mirë që e bëri ai”./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share