Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e sotëm me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka potencuar se Beogradi ka përkushtim të plotë për vazhdimin e procesit të dialogut.
“Unë ritheksova përkushtimin dhe vullnetin tonë për të marrë pjesë në kërkimin e një zgjidhjeje për të normalizuar marrëdhëniet”.
“Shtova se Prishtina nuk është në gjendje të përmbushë atë që ka nënshkruar 11-vjet më parë, që është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Pos Vuçiqit, takim me përfaqësuesit e BE-së sot pati edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.