Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka sqaruar situatën aktuale për kthimin e Leo Messit në Barcelonë.
Tebas potencoi se paga e Messit do të jetë më e vogël se në PSG, teksa kthimi i tij do të jetë i kushtëzuar me sa shitje të lojtarëve do të bëjë Barcelona këtë afat veror.
“Nëse Barcelona nënshkruan Messin, mund t’ju them se paga e tij do të jetë më e vogël se ajo që është në PSG tani”, u shpreh Tebas.
“Kthimi i tij është i kushtëzuar me shitjen e lojtarëve – ata thonë se do të shesin lojtarë dhe mendimi im është se Barça do të marrë një shumë të mirë nga shitja e lojtarëve këtë verë”.
Messi ka vendosur të largohet nga PSG si agjent i lirë siç u zbulua dje, ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.
Barça po përpiqet të gjejë një zgjidhje me La Ligan për Fair Play Financiar ndërsa propozimi i Al Hilal është për 400 milionë euro në sezon siç u zbulua një muaj më parë. /Klankosova.tv.